Vrasja e Gilmando Danit, dyshohet për 4 persona dhe 2 makina të përfshira në atentat

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 17:00 | Kronikë

Vrasja e Gilmando Danit, dyshohet për 4 persona dhe 2 makina të

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri.

Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, është shprehur se në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë katër persona, 2 prej të cilëve atentatorët, njëri shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ nga i cili ndodhi sulmi dhe një tjetër person që dyshohet se i ka pritur në fshatin Halil me një makinë tjetër, pasi dogjën makinën e atentatit.

Vrasja e Gilmando Danit, dyshohet për 4 persona dhe 2 makina të
Gilmando Dani
Gilmando Dani

“Dyshohet që pasi makina e autorëve është djegur në fshatin Halil, autorët janë larguar me makina të tjera, të ndihmuara nga një tjetër person. Kjo e çon në 4 numrin e atentatorëve. 2 persona kanë qenë qitësat, 1 person ka qenë shoferi i automjetit tip Toyota me targa greke dhe një tjetër person i ka pritur me një tjetër automjet në fshatin Halil, aty ku 3 personat e dogjën këtë automjet”, tha mes të tjerash Çelmeta.

Kujtojmë se më herët jozyrtarisht u bë e ditur se mjeti me të cilin po udhëtonte viktima dhe i plagosuri nuk kishte qenë i blinduar, siç u pretendua në fillim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos