
A2CNN zbardh dinamikën e plotë të atentatit në Rinas, të ndodhur ditën e martë.
Në fillim, autorët kanë qëlluar nga makina e tyre, pasi janë futur paralel mjetit tjetër, raporton gazetari Igli Çelmeta. Makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt. Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina dhe qëllon nga shumë afër.
Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar.
Para makinës ku ndodhej Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri ishte një taksi që po kalonte në ato momente.
Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodhej Dani dhe Sheqeri.
Në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil janë gjetur 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme. (A2 Televizion)
