I vuri flakën një makine në Durrës, arrestohet pas dy javësh 32-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 12:28 | Kronikë

Policia në Durrës ka zbardhur djegien e një automjeti të ndodhur dy javë më parë në qytetin bregdetar.

Në pranga ka rënë shtetasi Emilian Basha, të cilit i është sekuestruar edhe një sasi kanabisi që u gjet në banesën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin: E. B., 32 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 13.02.2025, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.”, informon policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos