Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes në një lavazh në Fier

Nga A2 CNN
3 Maj 2026, 14:47 | Kronikë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes në

Policia e Fierit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes pranë një lavazhi në Fier. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen “15 Tetori”, ku 25-vjeçari Albi Kajolli plagosi me thikë 35-vjeçarin, pas një konflikti.

Njoftimi Fier

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku u plagos me mjet prerës (thikë) shtetasi E. G., 35 vjeç.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e tij.

Pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur i dëmtuar shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se ishte plagosur me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti. Shërbimet e Policisë kanë ndërmarrë menjëherë veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, pavarësisht mosbashkëpunimit të të dëmtuarit, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës (thikë) në pjesën e barkut  shtetasin E. G.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos