Ilir Meta mbetet në burg, i pranishëm në seancë debaton me prokurorin

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 15:25 | Kronikë

Ilir Meta, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar.

I pranishëm në seancën e sotme, Ilir Meta, siç bën me dije avokati mbrojtës është distancuar nga akuzat lidhur me shpenzimet dhe lobimin në SHBA.

“Foli dhe vetë z ,meta për rreth një orë hodhi dritë mbi pretendimet e organit të procedurës, si për një kartë krediti që dispononte ish-bashkëshortja e tij dhe për disa veprime të lobimit që nuk pasqyrohen me emër e mbiemër dhe kush i ka firmosur nga ana e organit të procedurës. Kjo ka qenë gjithë dinamika e kësaj seance. Pasi pati një debat me prokurorin, në fund gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit. Karta e përdorur nga ish-bashkëshortja e zotit Meta. Zoti meta nuk ka dijeni dhe nuk ka përdorur kurrë karta në jetën e tij dhe nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur me zonjën Kryemadhi. Janë dy etnitete të ndryshme, janë të dy politikanë dhe secili në një vend demokratik, mban përgjegjësinë për veten e vet. Kështu na ka mësuar edhe kryeministri në daljet e tij. Organi i akuzës u përqendruar edhe te lobimi ku ne kërkuam që ku është firma e ish- kreut të LSI së kohës dhe a ka dijeni Meta për lobimet. Ata thonë se duhet të kishte dijeni”, deklaroi avokati i Metës, Kujtim Cakrani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos