
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës për të marrë pjesë sot në varrimin e të atit, nga ora 12-30 deri 16:00.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Lulzim Berisha, i cili ndodhet në qeli në burgun e Durrësit, do të shoqërohet në masa të rrepta sigurie nga policia.
Kujtojmë se ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, pas 1 viti e 3 muaj i arrestuar në Spanjë, u ekstradua në Shqipëri më 18 mars. (A2 Televizion)
