Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar grabitjen e sotme në një argjendari në Kamëz.
“Ishin profesionistë. Nga veprimet e para që duken në pamjet filmike, ata janë shumë të saktë në veprimet që kryejnë. Nuk kanë qëlluar me armë, thjesht kanë marrë gjërat që donin, duket që kanë kohë që e ruajnë objektivin dhe kanë gjetur momentin më të përshtatshëm. Ndoshta, pse jo, edhe në momentin që policia vendos gjobat, kur janë të angazhuar në dokumentimin e shkeljes administrative duke i bërë foto parkimit dysh, ndërkohë që nga ana tjetër këta kanë realizuar ngjarjen kriminale”, tha Karanxha në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.
“Kohët e fundit jemi në dijeni që është rritur dhe çmimi i vlerës së floririt në treg. Është gati trefishuar me 3-4 vite më parë. Kjo është një goditje e madhe”, shtoi ish-prokurori.
(A2 Televizion)