Me automatik në dorë, largohen me motor. Del video e grabitjes së argjendarisë në Kamëz

Nga A2 CNN
16 Maj 2026, 14:53 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar videon që tregon momentet dramatike kur dy persona grabisin me armë një argjendari në Kamëz. Në pamjet shihet një person me skafandër i cili mban një automatik në dorë dhe qëndron te dera, ndërsa më pas një tjetër del nga dyqani dhe të dy arrijnë të largohen me një motor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00. Dy grabitësit mbeten ende të paidentifikuar.

Sipas policisë, ata kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish, shkruan A2 CNN.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës, tha policia.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos