Kallëzohet në Polici kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 15:11 | Kronikë

Kallëzohet në Polici kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni

Kandidati i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, është kallëzuar në Polici nga një 66-vjeçar, me pretendimin se i ka shkuar këtij të fundit në shtëpi, për t’I kërkuar votën.

Ky veprim përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe mund të konsiderohet presion electoral, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, në njoftimin e saj Policia bën të ditur se materialet hetimore për këtë çështje janë referuar në Prokurorinë e Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,

– Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos