Një aksident i rëndë ka nodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”. Bëhet e ditur se një kamion që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, është përplasur me një automjet në vendin e quajtur "Ura e Murrashit".
Për pasojë, i lënduar ka mbetur drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja e tij. Ata janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor.
Ndërkohë, me drejtuesin e kamionit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)