Kanosën me armë fqinjin dhe e rrahën në shtëpinë e tij, tre të arrestuar

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2023, 10:08 | Kronikë

Kanosën me armë fqinjin dhe e rrahën në shtëpinë e

Policia e Kukësit ka vënë në pranga 3 persona të cilët kërcënuan me armë dhe rrahën në shtëpinë e tij fqinjin e tyre.

Pas njoftimit se në fshatin Shtanë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kukësit kanë shkuar në vendngjarje dhe parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Në kuadër të operacionit “Fundviti”, u bë i mundur arrestimi I D. (B). V., 48 vjeç, si dhe S. V., 44 vjeç dhe J. V., 20 vjeç, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin I. D., 53 vjeç, kanë shkuar në banesën e këtij të fundit, ku e kanë kanosur me armë dhe e kanë goditur me grushte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe celularët e 3 të arrestuarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos