
Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë shtetasin M. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se së bashku me një 22-vjeçar kanë kanosur me armë zjarri fqinjin e tyre, shtetasin E. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Gjatë ndërhyrjes së shpejtë të specialistëve për Hetimin e Krimeve, të mbështetur nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u siguruan prova që çuan në arrestimin e 37-vjeçarit, ndërsa bashkautori i dyshuar, A. G., 22 vjeç, u shpall në kërkim.
Sipas hetimeve paraprake, 22-vjeçari dyshohet se sapo ka parë punonjësit e policisë ka marrë pistoletën e përdorur në kanosje dhe është larguar me vrap. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe për gjetjen e armës së zjarrit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)
