Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 09:01 | Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Kosovës.

Oltion Shehu, me origjinë nga Tepelena, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore e Gjakovës, e cila në shkurt 2025 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet kosovare për ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos