Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 16:49 | Kronikë

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

Imami Imran Hoseini ka tentuar ditën e sotme të hyjë në Shqipëri përmes Aeroportit të Rinasit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se sapo ka mbërritur në Rinas, Hoseini është deportuar dhe është kthyer në vendin nga kishte ardhur, në Serbi.

Mësohet se deportimi është bërë për shkak se ai konsiderohet si person i padëshiruar për vendin tonë dhe rrezik për sigurinë Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos