Kërcënoi dhe dhunoi një person, arrestohet punonjësi i policisë në Krujë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 11:53 | Kronikë

Kërcënoi dhe dhunoi një person, arrestohet punonjësi i

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Rajonin Durrës–Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Klevis Kani, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Krujës.

Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”, pasi një ditë më parë, jashtë orarit të punës, në bashkëpunim me babain e tij D.K., ka dhunuar dhe kërcënuar shtetasin B.K., i cili përfundoi në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos