
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në gjykatë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi paraprak.
Kërkesa e depozituar në kryesekretari është regjistruar dhe do të shqyrtohet brenda afateve kohore nga gjyqtari i posaçëm Bib Ndreca.
Veliaj e shprehu verbalisht pretendimin e tij për përjashtimin e gjyqtares në seancën e së hënës, ku gjyqtarja paraprake vendosi të deklarojë të mbyllur shqyrtimin paraprak dhe të tërhiqet për vendim.
Gjatë procesit Veliaj pretendoi se nuk është njohur me të gjitha aktet e dosjes, pasi nuk i janë vënë në dispozicion. Nga ana e saj, gjyqtarja e konsideroi si mungesë vullneti të të pandehurit për të dhënë parashtrimet dhe mbylli shqyrtimin. (A2 Televizion)