
Një 35-vjeçar me inicialet A.S., ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, raporton A2CNN.
“Blutë” bëjnë me dije se shtetasi u lokalizua në rrugën “Dritan Hoxha”, ku është arrestuar me qëllim ekstradimin.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” ”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali. (A2 Televizion)