Përplasen dy automjete në qendër të Fierit, aksidentohet këmbësorja

Nga Çaku Tafa
26 Tetor 2025, 10:55 | Kronikë

Përplasen dy automjete në qendër të Fierit, aksidentohet

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është lënduar një këmbësore.

Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, raporton A2 CNN.

Përplasen dy automjete në qendër të Fierit, aksidentohet

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Përplasen dy automjete në qendër të Fierit, aksidentohet

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve, ndërsa raste të ngjashme me dëmtimin e këmbësorëve nga aksidentet rrugore janë shtuar kohët e fundit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos