
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë - Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Çërravë.
Nga pamjet filmike të siguruara nga A2 CNN shihet se një automjet ka përplasur një motor, ku dy personat që udhëtonin me këtë të fundit kanë mbetur të lënduar.

Ata po dërgohen me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
A2 CNN mëson se mjeti tip BMW ka qenë duke hyrë në rrugë ndërsa motori me dy të huaj francezë ka qenë duke ardhur nga Korça në kohën kur kanë goditur mjetin. Të plagosurit janë një çift bashkëshortësh; burrë e grua.
Policia drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
