
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për një aksident rrugor me pasojë vdekjen.
Gjatë operacionit, u kap në kryqëzimin e Shëngjinit dhe u vu në pranga shtetasi E. Sh. alias E. N., 30 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë-Shënkoll”, 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili ka humbur jetën. (A2 Televizion)
