Konflikt me sende të forta në Bulgarec, procedohen penalisht 4 persona

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2025, 11:03 | Kronikë

Konflikt me sende të forta në Bulgarec, procedohen penalisht 4 persona

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj 4 shtetasve: E. A., 34 vjeç, E. A., 33 vjeç, dhe D. S., 30 vjeç, banues në Bulgarec, si edhe R. P., 30 vjeç, banues në Korçë.

Sipas Policisë, dy shtetasit 34 dhe 33 vjeç janë konfliktuar me shtetasin R. P., për motive të dobëta, duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Ndërkohë, shtetasi D. S. ka qenë prezent gjatë konfliktit dhe dyshohet se nuk ka njoftuar organet e rendit, veprim që përbën kundërvajtje penale.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit Bulgarec, ndërsa palët e përfshira njiheshin me njëri-tjetrin, kanë bërë të ditur për A2 CNN burime zyrtare të Policisë.

I dëmtuari ka marrë plagë në kokë, por sipas Policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos