Përplasen dy automjete në aksin Fier- Roskovec, disa të lënduar

Nga Çaku Tafa
15 Nëntor 2025, 09:46 | Kronikë

Përplasen dy automjete në aksin Fier- Roskovec, disa të

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Roskovec, në vendin e quajtur “ Kthesa e Verbasit”. A2 CNN raporton se dy automjete, janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta.

Përplasen dy automjete në aksin Fier- Roskovec, disa të

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Sptalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Verbas, automjeti me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. S., dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos