All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kreu 12 vjedhje monopatinash në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 12:52 | Kronikë
All - Paragraf - 1


Një 30-vjeçar me inicialet F. D. (B.)., është arrestuar në flagrancë duke vjedhur një monopatinë, në rrugën "Perlat Rexhepi" në Tiranë. Ai akuzohet dhe për vjedhjen e 11 monopatinave të tjera gjatë periudhës mars-maj 2024. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy persona të tjerë, pasi akuzohen se kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

“Tiranë, komisariati i Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Monopati 2”. Dokumentohen me prova ligjore 12 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi F. D. (B.)., 30 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. K., 20 vjeç, dhe J. F., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Shtetasi F. D., është kapur në flagrancë duke vjedhur një monopatinë, në rrugën "Perlat Rexhepi" dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024, ndërsa shtetasit A. K., dhe J. F., kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy monopatina të dyshuara të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos