Kultivonte kanabis, jepet vendimi për të ekstraduarin nga Spanja

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 11:36 | Kronikë

Kultivonte kanabis, jepet vendimi për të ekstraduarin nga Spanja

GJKKO ka lënë në burg 30 vjeçarin Fabion Gjoni i cili u ekstradua së fundmi nga Madridi, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit.

Në vitin 2023, Gjykata i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos