Policia në Berat ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili lëvizte në aksin që lidh qytetin me Dimalin, duke pasur në posedim armë të ftohta.
Efektivët kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy thika.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndaluan në rrugën Berat-Dimal, automjetin me drejtues shtetasin M. R., 31 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika)”, njofton policia.
I riu me inicialet M. R. akuzohet për veprën penale "Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". (A2 Televizion)