Makina doli nga rruga dhe u përplas me murin, ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar në aksin Panaja-Novoselë

Nga Edi Ruçi
12 Maj 2026, 13:32 | Kronikë

Makina doli nga rruga dhe u përplas me murin, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë 34-vjeçari nga Novosela, i cili u aksidentua paraditen e sotme në aksin Panaja-Novoselë. A2 CNN mëson se bëhet fjalë për shtetasin Albano Hoxha, i cili doli nga rruga dhe përplasi automjetin me një mur. Ai u transportua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Panaja-Novoselë”, shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur. Shtetasi A. H. është dërguar në spital, por ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos