Makina e Gilmando Danit e blinduar, u qëllua me breshëri

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 15:12 | Kronikë

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta ka raportuar se makina e Gilmando Danit, të cilit ju bë atentat këtë të martë, ka qenë e blinduar, por nuk ka mundur ti rezistojë breshërisë së plumbave.

A2 CNN ka mësuar se një automjet është djegur në fshatin Halil të Krujës, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët në atentatin e Rinasit. ku një person është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër. Mësohet se viktima është shtetasi Gilmando Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos