A2 CNN ka mësuar se viktimë në atentatin që u regjistrua vetëm 100 metër nga hyrja e aeroportit të Rinasit, ka mbetur Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Detaje të reja janë raportuar nga gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar, pranë aeroportit të Rinasit.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tip "Mercedes Benz", duke i marrë jetën Danit dhe kanë lënë të plagosur rëndë një person tjetër.
Pas të shtënave makina me ngjyrë gri e autorëve është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Mercedes Benz” të viktimës për rreth 3 kilometra.
Sakaq, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA janë nisur me urgjencë në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. Ndërkohë, autorët dyshohet se i kanë vënë flakën automjetit që përdorën për të realizuar atentatin në fshatin Halil të Krujës.
(A2 Televizion)
