Makina përfundon në kanal, humb jetën shoferi

Nga Çaku Tafa
28 Maj 2026, 15:42 | Kronikë

Makina përfundon në kanal, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës.

Një automjet pasi ka dalë nga rruga  si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit, raporton A2 CNN.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht ndërsa  grupi hetimor po punon  për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos