Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës pranë bllokut të ambasadave.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi Ahmet Kerçiku. Sakaq drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia.
"Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit: M.A, 31 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar këmbësorin A.K, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital në orët e para të mëngjesit", njofton policia. (A2 Televizion)