
Një 77-vjeçar ka humbur jetën pasditen e të premtes në Shkodër, pasi është përplasur nga një kamion, raporton A2 CNN.
Viktima, i identifikuar si Haki Bajrami, ishte me një karrocë dore kur është përplasur nga një automjet, shkruan A2.
Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”. “Një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.”, tha policia
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)