Me automatik në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 09:43 | Kronikë

Me automatik në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Mat pasi lëvizte në qytet me armë në automjet.

I riu u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri gjysmë automatike.

“Si rezultat i operacionit “Bridge”, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Klos. Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur "Ura e Matit", shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip "Audi", që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos