Vrasja e dyfishtë në Manzë, punonjësi i karburantit: Ishin çuna të sjellshëm

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 09:30 | Kronikë

Punëtori i karburantit pranë së cilit ndodhi ngjarja e rëndë në Manzë, ku dy të rinj u vranë me armë zjarri pas një debati për motive banale, është shprehur për mediat se Flori Paluçi dhe Aranit Kurtin ishin djem të sjellshëm.

Për konfliktin që nisi për një kafe dhe përfundoi me dy viktima, punëtori i karburantit thotë se nuk ka dijeni pasi në mëngjes kur erdhi në vendin e punës, e ka parë karburantin dhe ambientet e kafenes në të, të rrethuar me shiritat e policisë.

Unë erdha në mëngjes gjeta karburantin e rrethuar me: “Ndalohet skenë krimi”. Aq di, më shumë s’di gjë. Pyeta çfarë ka ndodh. Ka ndodh një ngjarje tha, mos u afro dhe kam ndejt atje derisa ka ik policia. Jo nuk i njoh, njëri nga Manza po nuk rrinë gjatë këtu. Ishin çuna të sjellshëm. Ashtu siç thonë portalet aq di dhe unë”, tha punonjësi i karburantit për mediat.

I pyetur nëse policia ka marrë kamerat e sigurisë dhe nëse ato janë funksionale, ai tha: “Nuk e di nuk kam informacion”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos