Me kallashnikov dhe thikë kërcënonte gruan, arrestohet i moshuari në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 17:09 | Kronikë

Me kallashnikov dhe thikë kërcënonte gruan, arrestohet i moshuari

Një 65 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e dhunës në familje.

Policia u informua se një ngjarje në rrugën "Tomi Kristo" mund të përshkallëzohej dhe menjëherë shkoi në zonë dhe vuri në pranga 65 vjeçarin Sh.V.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Tomi Kristo", ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka kanosur atë.

Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos