“Monopatinat të kenë nr. identifikimi dhe certifikatë”, Qibini: Drejtuesit s`respektojnë rregullat

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 21:43 | Kronikë

“Monopatinat të kenë nr. identifikimi dhe

Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin Terminal në A2 CNN në lidhje me çështjen e bllokimit të monopatinave, një vendim që u miratua nga qeveria pa paralajmëruar më herët.

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini shpjegoi përdorimi i monopatinave duhet të ishte paraprirë me një draft ligjor që të përcaktonte mjetet që duhet të lejohen, si dhe një numër identifikimi dhe certifikatë pronësie për to.

“Pavarësisht ndryshimeve të bëra në vitin 2021. Nuk është përcaktuar mosha, duhet të ketë një numër identifikimi, duhet të ketë një certifikatë pronësie. Gjithashtu dhe karakteristikat e monopatinave. Me kod nuk duhet të kalojnë mbi 0.4 kilovat. Monopatinat aktuale kanë shpejtësi mbi 40 km në orë dhe shpërfillin sinjalistikën dhe nuk respektojnë semaforët. Duhet të ishte paraprirë drafti ligjor për të përcaktuar. Disa vende në BE kanë përcaktuar që të mos jepen me qira”, tha Qibini në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos