
Një tjetër aksident ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Policia njofton se motomjeti me drejtues një 45 vjeçar, ka dalë nga rruga në fshatin Labinot.
Për pasojë ka humbur jetën në spital 45-vjeçari ndërsa bashkëshortja e tij që udhëtonte në motomjet.
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)