Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat

Nga Armand Bajrami
25 Prill 2026, 22:11 | Kronikë

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital privat në kryeqytet, raporton A2CNN. 

Sipas burimeve, kryebashkiaku ka realizuar një ekzaminim, që nuk mund të kryhej nga mjeku i paraburgimit ku vuan masën e sigurisë "arrest në burg" prej shkurtit të vitit 2025.

Pas përfundimit të ekzaminimit Erion Veliaj është shoqëruar drejt IEVP Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos