
Për shkak të ndeshjes miqësore Shqipëri-Izrael që do të luhet sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” është vendosur një gardh metalik te ura e Lanës, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Kjo pjesë konsiderohet nga "blutë" si zonë sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Megjithatë një tjetër protestë është thirrur sot nga qytetarë dhe aktivistë kundër projektit në Zvërenc, ku është bërë thirrje për marshim nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë.
Mbetet për t’u parë nëse gardhi metalik do të sjellë tensione mes policisë dhe protestuesve, apo do të respektohet nga këta të fundit. (A2 Televizion)