Tragjedia në Shëngjin, policia jep detaje: 2 viktima dhe 3 të rinj në kujdesin e mjekëve

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 18:16 | Kronikë

Tragjedia në Shëngjin, policia jep detaje: 2 viktima dhe 3 të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta dhe rrymat detare, duke u përfshirë në një situatë tragjike.

Sipas informacioneve paraprake dhe reagimit të policisë, bilanci i ngjarjes ka shkuar në dy viktima, ndërsa tre të rinj të tjerë po marrin ndihmë mjekësore.

Më herët u raportua se të rinjtë ishin marrë nga rrymat e forta të detit, të cilat kanë vështirësuar kthimin e tyre në breg. Situata është përkeqësuar me shpejtësi për shkak të kushteve të detit dhe dallgëve të larta në zonë, shkruan A2CNN. 

Forcat e emergjencës, policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur nxjerrjen e disa prej të rinjve dhe transportimin e tyre drejt strukturave shëndetësore.

Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim më i detajuar zyrtar për identitetin e viktimave dhe gjendjen e të mbijetuarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos