U plagosën nga shpërthimi i një bombe të vjetër në Përmet, policia jep detaje

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 15:00 | Kronikë

U plagosën nga shpërthimi i një bombe të vjetër në

Policia ka dhënë detaje pas plagosjes së dy personave në Përmet pas shpërthimit të një bombe të vjetër.

Sipas policisë, një 53-vjeçar dhe një 38-vjeçar "janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.

Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos