Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shëngjin, shkon në dy numri i viktimave

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 17:44 | Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj u përballën me dallgët e forta dhe rrymat e detit.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, numri i viktimave ka shkuar në dy. Ndërkohë, bëhet me dije se të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje tragjike janë shtetas shqiptarë nga Kosova.

Më herët u raportua se katër të rinjtë kishin hyrë në det, por për shkak të kushteve të vështira dhe dallgëve të forta, ata janë marrë nga rrymat, duke hasur vështirësi për t’u kthyer në breg.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat vijojnë operacionin për lokalizimin dhe verifikimin e gjendjes së personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos