Një 29-vjeçar është ekstraduar nga Italia, i akuzuar nga GjKKO-ja për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Gjithashtu, një 20-vjeçar i dënuar 2 herë për vjedhje në kryeqytet është ekstraduar nga Gjermania.
Sipas Interpol Tirana, “Amarildo Luca, 29 vjeç, lindur në Dibër, në vitin 2024 i është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar masa “Arrest në burg” për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, shkruan A2.
Ndërkohë, 20-vjeçari Francesko Berisha, lindur në Tiranë, është dënuar dy herë nga Gjykata e Tiranës, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për vjedhje. (A2 Televizion)