Policia e Pogradecit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Në pranga ka rënë David Prifti, 29 vjeç, banues në Pogradec. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 16.04.2025, në fshatin Buçimas, Pogradec, së bashku me shtetasin E. A., dhe N. A., kanë goditur me sende të forta shtetasin Dh. B., 30 vjeç, duke i shkatuar dëmtime trupore, për motive të dobëta.
Vijon puna për kapjen e shtetasve E. A., dhe N. A, shkruan A2.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)