Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vlocisht.
Sipas të dhënave paraprake, makina e përfshirë në aksident ka qenë udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Korçës kur papritur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e një karburanti në anë të rrugës.
Nga goditja drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Burime pranë spitalit thanë se gjendja është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Për fatin e mirë mjeti nuk është përplasur me pompat e pikës së karburantit pasi ngjarja do të kishte qenë shumë herë më e rëndë.
Aksi Maliq - Korçë edhe për shkak të degëzimeve e kryqëzimeve të shumta është një aks rrugor me problematika të shumta në lëvizjen e mjeteve. (A2 Televizion)