Një 39-vjeçar, shtetasi Marinel Demiri, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 5 vite e 6 muaj burg, për ‘plagosje të rëndë me dashje’.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 39 vjeçari është banues në Pojan të Korçës dhe nga hetimet rezulton se ai është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin ku banon.
Gjatë këtij konflikti ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij në sherrin me të rinjtë.
Ndërkohë sipas Policisë, Marinel Demirit i kanë ngelur për të vuajtur edhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë burg, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana-Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.
Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.
39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. (I kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vjet, 5 muaj e 18 ditë).
Nga hetimet rezulton se shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë. (A2 Televizion)