Ngjarja e rëndë në Vlorë, flet dëshmitari: Sa dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 22:24 | Kronikë

Ngjarja e rëndë në Vlorë, flet dëshmitari: Sa

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se objektivi i të shtënave mendohet të jetë 30-vjeçari Kevin Hajrullah, teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe një person që shiste fruta-perime në dyqanin e familjes.

 Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë ka tronditur edhe qytetarët e Vlorës. Njëri prej tyre, i cili ka qenë jo shumë larg vendngjarjes është shprehur se është shtrirë menjëherë në tokë sapo ka dëgjuar të shtënat.

“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, thotë ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos