“Party” në burgun e Peqinit? Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 14:06 | Kronikë

“Party” në burgun e Peqinit? Zbulohen telefona, whiskey,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara këtë të shtunë në IEVP Peqin janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara në disa qeli.

Sipas njoftimit, në qelinë e të dënuarit të sigurisë së lartë Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, u gjetën një shishe raki, dy shishe whiskey, një shishe verë dhe dy karikues telefoni. Më herët, atij i janë gjetur edhe telefona celularë, ndërsa gjykata i kishte shtuar një vit dënim, edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Në qelinë e të dënuarit me inicialet P.V. u sekuestruan një telefon iPhone, një karikues, dy fisha karikimi dhe një palë kufje wireless.

Ndërsa në qelinë e të dënuarit L.D. u gjetën dy telefona celularë, një Google Pixel dhe një Samsung, një karikues si dhe tre shishe me raki. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos