
Pak ditë pas tragjedisë ku humbën jetën dy të mitur, një tjetër aksident rrugor është regjistruar në lagjen 15 të Durrës, në rrugën që lidh Spitallën me Porto Romanon.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ndërsa në të udhëtonin drejtuesi i mjetit dhe i ati i tij si pasagjer, raporton A2 CNN.
Gazetarja e A2 CNN, Elitjona Doko, bën me dije se aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme.
Të dy personat janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë në të njëjtën zonë, një aksident i rëndë i shkaktuar nga shtetasi Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, i mori jetën dy të miturve dhe plagosi rëndë një tjetër. (A2 Televizion)