Patronazhistët, Prokurori i Përgjithshëm: Ka filluar hetimi për një sërë çështjesh penale

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 14:10 | Kronikë

Patronazhistët, Prokurori i Përgjithshëm: Ka filluar hetimi

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u pyet në Kuvend nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj në lidhje me krimin elektoral dhe përdorimin e administratës në fushatën zgjedhor.

Çela u përgjigj se në lidhje me krimet zgjedhore janë marrë disa masa, ndërsa disa hetime janë ende në vijim.

“Sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa. Në fakt, kjo është çështje e vitit 2025, jo e vitit 2024. Në vijim të marrëveshjes së bashkëpunimit me KQZ, nga ana jonë u riorganizuan puna edhe brenda sistemit të Prokurorisë. U ngritën senksione të posaçme për të hetuar krimin zgjedhor. Janë një sërë çështjesh penale që ka filluar hetohen”, tha Çela.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos