Prokurori i Përgjithshëm raporton në Parlament: Kemi pak prokurorë, ishte vit i vështirë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 13:48 | Kronikë

Prokurori i Përgjithshëm raporton në Parlament: Kemi pak

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë fjalës së tij në Kuvend mbi raportin vjetor për vitin 2024, deklaroi se për shkak të vetting-ut, ka qenë vit i vështirë.

“Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale”, u shpreh Çela, shkruan A2.

Gjithashtu, Çela theksoi se është përmirësuar bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndërkohë, nënvizoi se ka nevojë për ndërhyrje ligjore për të ndëshkuar format e reja të dhunës “online”, siç është për shembull shpërndarja e imazheve intime.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos